ZYRTARE/ Victor da Silva largohet nga Partizani, lajmi konfirmohet në rrjetet sociale

Partizani ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me Victor Da Silva, sulmuesin e ardhur me shumë bujë nga Vllaznia një vit më parë.

Të kuqtë zyrtarizuan mbylljen e bashkëpunimit me një postim në rrjetet sociale, ku theksojnë se 28-vjeçari dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre.

“Partizani dëshiron t’i shprehë mirënjohjen Victor Da Silvës për kontributin e dhënë me fanellën e kuqe, me të cilën u shpall edhe kampion i Shqipërisë. Kënaqësi që ishe pjesë e familjes tonë të madhe Partizani”, lexohet në postimin e kampionëve në fuqi.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?