ZYRTARE/ Xherdan Shaqiri rikthehet te Baseli pas aventurës në SHBA

Xherdan Shaqiri është zyrtarizuar te skuadra e Basel. Pas largimit nga amerikanët e Chicago Fire, futbollisti me origjinë shqiptare, ka vendosur të rikthehet të luajë në Europë.

Sulmuesi ka firmosur kontratë 3-vjeçare me Basel-in dhe rikthehet të luajë te skuadra ku ka nisur karrierën e tij si futbollist.

Me shumë mundësi skuadra zvicerane, do të jetë e fundit në karrierë për Shaqirin, i cili ka luajtur gjithashtu për skuadra si Bayern Munich, Inter, Stoke City, Liverpool dhe Lyon.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?