ZYRTARE/ Zidane publikon listën e lojtarëve, ka mungesa të rëndësishme!

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka publikuar listën e lojtarëve për sfidën kundër Real Betisit e cila zhvillohet ditën e shtunë në “Santiago Bernabeu”.

Nuk ka shumë ndryshime në listën e të grumbulluarve, përveç rikthimit të Vinicius Juniorit. Braziliani ka fituar sërish vendin e tij në skuadër, pasi në ndeshjen kundër Leganesit nuk u thirr nga francezi.

Bale, James dhe Lucas nuk do të jenë të grumbulluar, pasi uellsiani është i dëmtuar, James po i qëndron pranë familjes së tij pasi i ka lindur djali i tij. Lucas Vazquez nuk është preferuar nga tekniku për ndeshjen e radhës.

Lista e plotë e Realit:

SHKARKO APP