Zyrtarizohet java e fundit e Seria A, titulli mund të vendoset të premten
Federata Italiane e Futbollit ka publikuar zyrtarisht kalendarin e javës së 38-të, që do të mbyllë sezonin 2024/25 të Serie A. Të gjitha ndeshjet e javës së fundit do të luhen në fundjavën e 23–25 majit, me sfida vendimtare për titullin kampion, zonën europiane dhe mbijetesën.
🔹 E premte, 23 maj – ora 20:45
Napoli – Cagliari
Como – Inter
Të dyja këto sfida janë vendimtare për garën e titullit. Napoli dhe Inter ndahen vetëm nga një pikë dhe gjithçka do të vendoset në këto 90 minuta finale.
🔹 E shtunë, 24 maj
Ora 18:00: Bologna – Genoa
Ora 20:45: Milan – Monza
🔹 E diel, 25 maj – të gjitha në orën 20:45
Atalanta – Parma
Empoli – Verona
Lazio – Lecce
Torino – Roma
Udinese – Fiorentina
Venezia – Juventus
KOHA JONË SONDAZH

