Strakosha mendon transferimin në Greqi, e kërkon skuadra e AEK
Tomas Strakosha mund të ndërrojë mjedis. Europiani që mund të konsiderohet pozitiv me Shqipërinë ka bërë që disa skuadra të “zgjojnë” interesin për portierin shqiptar.
Mediat në Greqi flasin për një kalim të mundshëm të Strakoshës te skuadra e AEK. Klubi nga Athina është gati të plotësojë dëshirat e 29-vjeçarit për të blinduar repartin e portës.
Te AEK, portieri i Kombëtares sonë me shumë mundësi do të jetë titullar. Kujtojmë që Strakosha ka luajtur më parë për Salernitanën në Serie B, ndërsa më parë ka qenë titullar te Lazio për disa sezone duke shkëlqyer.