Sylvinho pozon me trofeun e Europianit para shortit në Hamburg
Sporti E Shtunë, 2 Dhjetor 2023 17:16
Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho, ka pozuar me trofeun e Kampionatit Europian, në Hamburg.
Pak para hedhjes së shortit, ku kuqezinjtë tanë, që gjenden në vazon e dytë, do të mësojnë kundërshtarët e grupit në fazën finale të “Euro 2024”.
Tekniku brazilian e ka provuar se çfarë do të thotë të mbash në duar trofeun më të rëndësishëm të Evropës për ekipet përfaqësuese.