“2019-a, viti i rezistencës”

Protestat në Hungari, kundër rregullores për orët e punës jashtë orarit, nuk kanë të ndalur. Demonstruesit e kanë shpallur vitin 2019 si “vitin e rezistencës”.

Prej dy javësh, mijëra vetë kanë dalë në rrugë kundër të ashtuquajturit “ligj i skllevërve”, i cili rrit numrin e orëve të lejuara jashtë orarit.

Të dhënat e Institutit “Publicus”, për studimin e opinionit publik në Budapest, tregojne se 66 për qind e hungarezëve i mbështesin protestuesit dhe një shumicë edhe më e madhe sesa kaq është kundër këtij ligji.

Swiss Digital Desktop Reklama

Legjislacioni i ri u aprovua javën e kaluar, me gjithë kundërshtimin e madh nga sindikatat, partitë opozitare dhe organizatat civile, e në një shpjegim shtesë, qeveria iu uronte qytetarëve Krishtlindje të gëzuara “në rrethin e familjes dhe të miqve”, gjë që analistët e cilësuan “cinike”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të shtunën, kryeministri Viktor Orbán foli për herë të parë për demostruesit, në një mënyrë krejt poshtëruese. Në intervistën e tij javore me radion “Kossuth”, ai e përkufizoi protestën si një “britmë histerike”, e përsëriti akuzën se pas saj qëndron miliarderi amerikan George Soros.

Sindikatat hungareze po përpiqen sakaq të organizojnë një grevë në rang vendi pas pushimeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?