25-vjeçari emërohet nënkryetar i bashkisë Durrës

Renis Mullaj me profesion jurist, është nënkryetari më i ri në moshë i bashkisë. 25-vjeçari deri pak ditë më parë ka punuar jurist tek OSHEE.

Ai do të mbajë postin e nën kryetarit të bashkisë së dytë më të madhe në vend së bashku me nënkryetarin tjetër, Gentian Kallmi, i cili u emërua në shkurt të vitit 2021 në detyrë.

Posti i nënkryetarit kishte mbetur bosh që pas lirimit nga detyra të ish-nënkryetarit Arbër Braho, në muajin nëntor 2021.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkia Durrës mund të renditet ndër institucionet e pushtetit vendor me moshën më të re të drejtuesve të lartë në shkallë vendi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?