Anila Basha: Asambleja e zakonshme e FSHF në një moment të rëndësishëm për dy evente

Nga Anila Basha

Sot u mblodh Asambleja e zakonshme e FSHF, forumi më i lartë drejtues i Federata Shqiptare e Futbollit ku prezantuam dhe miratuam ndër të tjera buxhetin për sezonin e ardhshëm dhe një projekt-buxhet për vitin 2025.

Kjo Asamble zhvillohet në një moment të rëndësishëm për Shqipërinë që po bëhet gati për disa prezantime të rëndësishme ndërkombëtare. Së pari, prezantimi i Kombëtares në Euro 2024 e pas kësaj përpjekjet për të qenë gati në organizimin e Euro2025 për U-17.

Swiss Digital Desktop Reklama

Projektet infrastrukturore nuk do të ndalojnë dhe veç atyre projekteve që janë në proces, FSHF vazhdon të apelojë për gjithë ato subjekte apo bashki që janë gati me projekte konkrete për t’i incentivuar dhe mbështetur financiarisht. Vetëm me përpjekjet e të gjithëve do t’ia dalim të jemi në pararojë të zhvillimeve infrastrukturore në vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?