Çekia fiton ndaj Anglisë dhe “tremb” Kosovën, Portugalia dhe Franca nuk gabojnë (VIDEO)

Republika Çeke arriti të fitonte 3 pikë në Pragë ndaj Anglisë ku u shkaktoi humbjen e parë në këto eliminatore “tre luanëve” dhe hodhi një hap mjaft të rëndësishëm sa i përket kualifikimit për në Europianin 2020.

 

Ishullorët kaluan të parët në avantazh që në minutën e 5-të, kur kapiteni Harry Kane ekzekutoi saktë një 11-metërsh, por vendasit reaguan shpejt dhe katër minuta më vonë gjetën golin e barazimit me anë të Brabec. Golin e fitores çekët e shënuan vetëm në minutën e 85-të me anë të Ondrasek, ndërsa me këtë 3-pikësh u ngjitën në vendin e dytë me 12 pikë, po aq sa ka edhe Anglia kryesuese dhe 4 pikë më shumë se Kosova e vendit të tretë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Portugalia fitoi me rezultatin e thellë 3-0 ndaj Luksemburgut, falë golave të Bernardo Silvës, Ronaldos dhe Guedes, ndonëse portugezët janë kualifikuar tashmë në Europian, falë triumfit në Nations League. Në sfidat e tjera të grupit të Shqipërisë, Franca fitoi minimalisht 01 në Islandë, falë një goli të shënuar nga Olivier Giroud me penallti, ndërsa Andorra triumfoi 1-0 ndaj Moldavisë në shtëpi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?