Covid-19/ 1 viktimë, 5 raste të reja dhe qindra të shëruar gjatë 24 orëve në Kosovë
Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19,
Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 5 raste të reja të infektuara si pasojë e këtij virus.
Një informatë e tillë është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Njoftimi i MSH’së:
08 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.805 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 83.725 doza të vaksinës.
Nga 4.014 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 155 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.343.
Në total numri i rasteve aktive është 923.