Dushko Markoviç, kryeministri i ri i Malit të Zi
Bota E Hënë, 3 Maj 2021 18:45
Kryeministri i ardhshëm i Malit të Zi, pritet të jetë Dushko Markoviç, pas dorëheqjes së Millo Gjukanoviç, i cili sot ka paralajmëruar se po tërhiqet dhe se nuk do të vazhdojë më si kryeministër.
Ishte Partia e tij Demokratike e Socialistëve, që paralajmëroi se për kryeministër do ta nominojë zëvendësin e tij, Dushko Markoviç.
Markoviç vlerësohet si njeriu më i afërt i Gjukanoviçit në Mal të Zi.
KOHA JONË SONDAZH

