Ekipet amerikano-latine që kualifikohen në botëror

Messi dërgon Argjentinën në Rusi, kualifikohen edhe Brazili, Uruguai dhe Kolumbia. Leo Messi i ka prirë skuadrës së Argjentinës në fitoren e tyre të madhe kundër Ekuadorit për ta kualifikuar këtë skuadër për në Botërorin Rusia 2018.

Argjentina në fillim të ndeshjes ishte zënë në befasi nga kundërshtari pasi që Renato i Ekuadorit shënoi që në minutën e parë.

Por, pas këtij goli në skenë ka dal ylli i Barcelonës, Leo Messi i cili shënoi hat trick (11, 18 dhe 62) për ta dërguar Argjentinën në Rusi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qysh para kësaj ndeshje Brazili e kishte siguruar biletën për Botëror ndërkaq ndeshjet e fundit, ato të sotmet, përcaktuan edhe 3 të kualifikuarit direkt. Brazili ka mposhtur Kilin me rezultat 3-0, për ta eliminuar kampionin e Amerikës Latine që të merr pjesë në Botëror. Gabriel Jesus me dy gola dhe Paulinho për t’i shuar shpresat e Kilit për të shkuar në Rusi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Uruguai ka fituar me rezultat 4-2 për t’u kualifikuar po ashtu në Botëror e njëjtë edhe Kolumbia arriti që të barazoi me Peru, duke u kualifikuar kështu direkt në Botëror. Peru duhet ta kërkojë kualifikimin me anë të ndeshjeve të play offit.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?