Erisa Xhixho: 3 muaj dashuri,me netë pa gjumë, por e bekuar …
Para pak kohësh nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho solli në jetë fëmijën e saj të dytë vogëlushen Nikol.
Këtë herë ka qenë vetë nënkryetarja e LSI-së, e cila përmes një postimi në Instagram, shkruan që pavarësisht sakrificave, ndihet e bekuar me vajzën e saj përkrah.
Xhixho ka postuar në Instagram një foto me të bijën buzë detit së bashku me një dedikim special.
“3 muaj dashuri,me netë pa gjumë por e bekuar që të kam në krahë dhe ndjej aromën tënde çdo ditë që rritesh. Love you my Nikol”, shkruan Xhixho në postimin e saj.