Hugo Maradona me lot në sy: Pati kriza në frymëmarrje, nuk dua ta besoj!
Lajmi i vdekjes së ish-legjendës së futbollit Diego Armando Maradona shokoi çdo sportdashës.
Së fundmi i vëllai i tij, Hugo me lot në sy në mikrofonat e radios napoletane “Radio Kiss Kiss” pranoi se legjenda e futbollit ndërroi jetë pas arrestit kardiak.
“Pati krizë frymëmarrje! Mora lajmin më të dhimbshëm të jetës time. Nuk dua ta besoj”, tha Hugo.
Ish-sulmuesi i Napolit ndërroi jetë në moshën 60-vjeçare, ku ditë më parë u shtrua në spital pas një goditje në tru dhe ditën e sotme pësoi arrestin kardiak.
KOHA JONË SONDAZH

