Shpëtim Idrizi: 27 qershori, e njohur me ligj si dita e genocidit grek, qeveria të zbatojë detyrimet
Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi në një intervistë për Abc News ka komentuar projektligjin për shpalljen e minoriteve.
Idrizi në fjalën e tij ka theksuar se shteti ynë nuk e ka adresuar asnjëherë çështjen kombëtare të Çamërisë.
Qeveria ka shkruar në trajektoren e saj siç ka dashur për të plotësuar interesat e veta politike, por qeveria 27 qershorin duhet që ta kujtojë si një ngjarje me rëndësi.
“27 qershori është një ligj i njohur që në 94’, si një ligj i genocidit shqiptarëve të çamërisë, dhe kjo e obligon qeverinë që ta kujtojë këtë datë si një çështje kombëtare. Ne i kemi ministrisë së Kulturës që 27 qershori të jetë një ditë që të kujtohet me aktivitete të ndryshme, kemi kërkuar nga kryeministri që varresat e Klloqit të njihen me statusin e varresave historike, por ne bëjmë kërkesën dhe këtë status e marrin varresat greke. Ajo që do të ishte varresa e çështjes çame është mbulesa e kësaj çështje me harresë, por falë shqiptarëve dhe asaj që ne bëjmë kjo nuk është arritur pasi nëse një gjë e tillë do të kishte ndodhur atëherë do të ishte vrasje për çështjen çame. Asnjë sot nuk e di as OKB as Parlamenti Evropian nuk kanë dhënë një standard për minoritetet, por e kanë llogaritur se e kanë të drejtën e tyre. Nuk ka një dokument të njohur dhe përkufizim për minoritetet, pasi shtetet kanë qëndrime të ndryshme. Për Gjermaninë dhe Francën kanë të njëjtin nacionalitet. Flasin për të drejta individuale, por e kanë të papranueshëm respektimin e të drejtave të tyre”, është shprehur Idrizi.
Gjithashtu kreu i PDIU-së ka deklaruar se në vendin tonë autoritetet nuk e kanë të qartë se çfarë quajmë pakica kombëtare dhe minoritet.
Sipas tij është e rëndësishme që qeveria të kthejë vëmendjen të minoriteti, dhe të njohë të drejtat e tyre që njiheshin që në kohën e Zogut.
“Kur Shqipëria bëri ligjin për minoritete e nxorën me 9 të tillë, ndërkohë që ne e dimë se gjysma e Shqipërisë është jashtë nga ajo politike që ne kemi sot, ne rrethohemi nga shqiptarë dhe brenda ne rrethohemi nga 9, ndërkohë që në Kosovë janë 6 të detyruar nga Ahtisari. Ministri i Brendshëm padyshim që është i detyruar dhe sot po i them që të thellohet pasi injoranca nuk është argument, dhe të ndajë kush është pakicë kombëtare. Pakica është në zonë kufitare që i përket një shteti tjetër, por në atë zonë është mazhorancë me popullsin vendase. Aty është bërë një gafë, duke pas konceptin e Konvetës, Evropiane, dhe definicionet e pranuara si element pakice, që në 1936 Shqipëria i kishte të njohura Finiqi dhe Dropulli që Zogu i njohu si zona minoritare, minoriteti grek jeton dhe është i njohur në vendin tonë që në vitin 1937, për këtë dhe ne kemi përkrahur njohjen e komunave si copa minoritare”, ka thënë kreu i PDIU-së.
Ndër të tjera Idrizi është shprehur se me 27 qershor ato do të jenë atje dhe do të zhvillojnë homazhe pavarësisht refuzimit të kërkesës së tyre nga qeveria.
KOHA JONË SONDAZH

