Spitali i ri i fëmijëve, kompleks modern me aparatura si në Europë

Spitali i ri i fëmijëve do të jetë një kompleks modern, me aparatura të fjalës së fundit e kushte njësoj si në Europë për vogëlushët e Shqipërisë, në nevojë për shërbim shëndetësor.

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot punimet për Spitalin e ri të Fëmijëve, në Tiranë. “Një tjetër spital i ri i shtohet zinxhirit të transformimit të QSUT-së nga një zonë depresive, ku mbizotëronte rrënimi e rrëmuja, në një zemër vitale të sistemit tonë publik shëndetësor”,- tha ai. Rama nënvizoi se edhe ky është një zotim i mbajtur, ashtu si edhe bërja realitet sot e rritjes historike të pagave për bluzat e bardha.

”Sot kemi edhe atë publikimin e masës që do marrim për pagat që do fillojnë nga 1 janari dhe do të përfshihen në ligjin e ri të buxhetit për 2021. Kështu që të gjitha bluzave të bardha do t’ua rrisim me 40% pagat. Nuk është pak besoj dhe deri para pak kohësh as imagjinohej”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi se ky është një investim prej 9 milionë euro. Ajo theksoi se duke filluar nga viti tjetër do të bëhet edhe pajisja me aparaturat mjekësore, fondi për të cilat është përfshirë në buxhet. ”Ambicia është që godina të përfundojë brenda muajit nëntor. Më pas fillon pajisja me aparaturat që janë planifikuar për 2021 dhe brenda 4 muajve të parë të vitit ne përfundojmë”, tha ministrja Manastirliu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?