Stuhi dëbore në disa zona në Gramsh, probleme në qarkullim

Një tjetër zonë e vendit është mbuluar nga dëbora. Ulja e ndjeshme e menjëhershme e temperaturave ka sjellë stuhi dëbore ne disa zona në Gramsh.

Trashësia e dëborës ka arritur në 15 deri 20 cm. Aktualisht nuk raportohet për akse rrugore të bllokuara por rekomandohet që në disa rrugë rurale të fshatrave të thellë të përdoren zinxhirët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë mësohet se për shkak të stuhisë së fortë disa fshatra të dy qendrave administrative ka mungesë të energjisë elektrike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?