Tritan Shehu: 2200 protestues nga Gjirokastra, dështuan presionet

Ish-deputeti i Gjirokastrës Tritan Shehu thotë se presionet dhe përpjekjet për të penguar pjesëmarrjen në protestën e sotme të opozitës kanë dështuar.

Ai ka publikuar foto të protestuesve të nisur nga qarku i Gjirokastrës drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestë. Sipas Shehut janë mbi 2200 protestues nga Gjirokastra.

“Mbi 2200 protestues nga Qarku i Gjirokastrës janë në udhëtim aktualisht drejt Tiranës.
Dështuan përpjekjet për të penguar këtë pjesëmarrje masive, dështuan presionet e realizuar nga shteti, dështuan vështirësitë arbitrare të krijuara edhe për lëvizjen e autobusëve.
Siç ishte parashikuar dhe deklaruar Gjirokastra, Tepelena, Memaliaj, Dropulli, Libohova, Këlcyra e Përmeti do të paraqiten në protestën e sotme me një pjesëmarrje masive, më të madhen e deri më sot.Për këtë pjesëmarrje të lartë si qëndresë e fuqishme kundër varfërisë, papunësisë, autokracisë, arrogancës qeverisëse, me besim të patundur në demokraci, vlerat tona europiane e perëndimore etj, përfitoj nga rasti për të falënderuar jo vetëm ata që janë në udhëtim, por të gjithë mbështetësit tanë, të gjithë banorët e respektuar të atij qarku.
I shpreh mirënjohjen anëtarëve të PD aty, drejtuesve të seksioneve, grup seksione, kryesive të degëve e kryetarëve të tyre”, shkruan Shehu.

SHKARKO APP