Teatri i Operas thyen traditën, çelet me simfoni dhe jo me opera

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit u elektrizua mbrëmjen e së enjtes nga ndërthurja e simfonisë që korri sukses triumfal në Leningrad, atë të Schostakoviç-it dhe koncertit të mirënjohur të Rachmaninoff-it, “Renaissance of a Barbarian Artists”.

Me pjesëmarrjen e veçantë të dirigjentit të mirënjohur Jacopo Siparo di Pescasseroli, dhe pianistit me famë ndërkombëtare Giuseppe Albanese, në bashkëpunim me orkestrën e TKOB duke filluar kështu sezonin e ri artistik.

“Perceptova një afeksion nga ana e publikut në limitet e së rrallës. Edhe me orkestrën u ndjeva shumë mirë. I bëra komplimente të gjithë profesorëve, sidomos për dy gjëra; serioziteti dhe profesionalizmi. Dëshironim diçka ekskluzivisht live dhe me transmetimin e emocioneve që vetëm live mund të ndodhin”, tha pianisti Giuseppe Albanese.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?