1.3 milionë euro për një reklamë
Kivanç Tatlitug përveç se është një prej aktorëve më të mirë në Turqi, mbahet dhe si mashkulli më seksi i cilësuar ndryshe si Brad Pitt i Europës.
Së fundmi ai është bërë imazh i firmës së njohur “Coca Cola” ku ka zhvilluar dhe një kontratë. Por ajo çfarë do t’ju habisë më shumë është shifra marramendëse që atij i është ofruar.
Siç shkruajnë mediat turke, reklama e Coca Cola-s, e realizuar së fundi nga aktori, ka paguar jo pak, por plot 6 milionë lira turke (1.3 milionë euro).
Sapo reklama është bërë publike, është pritur mjaft mirë në publik, por nuk ka kaluar pa u komentuar edhe vlera marramendëse e parave që ka marrë Kıvanç.