10 lajmet më interesante nga teknologjia

1.Uber dhe Lyft pezulluan një shofer pasi ai pranoi se nxirrte liva-streaming pasagjerët në Twitch. Shoferi përdori një pajisje prej 3.000 dollarësh dhe u kërkoi pasagjerëve të dukeshin sikur po zbaviteshin në kamera.

2. Google u përpoq të zgjidhë në heshtje hetimin e BE-së në marrëveshjet e saj me prodhuesit e telefonave Android. Bloomberg raporton se një vit para se të goditej prej 5 miliardë dollarësh, Google doli në Komisionin Evropian për të diskutuar për një zgjidhje.

3. Facebook ka pezulluar një tjetër kompani analitike në pas skandalit të Cambridge Analytica. Facebook po vëzhgon nëse kompania analitike Crimson Hexagon shkel kushtet e shërbimit të saj për shkak të lidhjeve me qeverinë amerikane dhe një organizatë ruse jofitimprurëse.

4. WhatsApp po redukton në mënyrë dramatike opsionin “forward” të mesazheve pasi lajmet e rreme kanë çuar në vrasje. Whatsapp po kufizon mundësinë për të dërguar mesazhe me “forward” më shumë se 20 personave në të njëjtën kohë pasi qeveria indiane tha se përdoruesit e WhatsApp-it po shpërndanin lajme të rreme në grupe të mëdha njerëzish gjë që solli shumë vrasje.

5. Amazon njoftohet se lëshoi një paralajmërim rreth Brexit në një takim privat me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar. Amazon thuhet se paralajmëroi se nëse Britania do të dalë nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje tregtare, kjo mund të shkaktojë “trazira civile” brenda dy javësh.

6. Microsoft tha se hakerat rusë tashmë janë duke synuar zgjedhjet afatmesme të SHBA. Ekipi ekzekutiv i Microsoft, Tom Burt, u tha delegatëve në një konferencë sigurie se Microsoft kishte gjetur një faqe të rreme të ngritur nga hakerat rusë për të synuar tre kandidatë afatmesëm.

7. Facebook promovoi grupet e mohimit të Holokaustit në krye të search results, por tani thotë se ka bërë një gabim. Business Insider zbuloi se Facebook shfaqi dukshëm grupe që promovojnë mohimin e Holokaustit në krye të search results.

8. Uber la të kuptohet se mund të ndodhet në telashe serioze nëse nuk pushton tregun për biçikleta elektrike dhe skuter. Të enjten, kompania publikoi një postim që tregonte se udhëtimet Uber në San Francisko ranë 10% në përgjithësi pasi kompania hyri në biznesin e ndarjes së biçikletave në shkurt.

9. Amazon gjithnjë e më tepër po përpiqet të lidhë Whole Foods me shërbimin e saj Prime dhe kjo mund të jetë një portë për një kapitalizim tregu prej 1 trilion dollarësh. Analisti i GBH Insights, Daniel Ives, tha se Amazon po investon në lidhjet midis biznesit online të shitjes me pakicë dhe degës së saj të re Whole Foods dhe ka të ngjarë të rrisë shitjet në të dyja.

10. Elon Musk ka arritur një marrëveshje pas grindjeve mbi një njëbrirësh që lëshon gazra. Një artist i cili krijoi një filxhan të madh ku stampohej një njëbrirësh që lëshon gazra tha se arriti në një marrëveshje pasi CEO i Tesla-s e përdorte dizenjimin pa lejen e tij.

SHKARKO APP