10-vjeçari zbulon defektin e “Instagramit”, merr miliona shpërblim
Shumë kompani teknologjike ofrojnë shpërblime për personat të cilët zbulojnë defekte në sigurinë e përdorimit të rrjeteve sociale.
I tillë është edhe rasti i një djali 10-vjeçar, me emrin Jani, nga Finlanda i cili ka gjetur një defekt në rrjetin më të përdorur “Instagram”.
Vogëlushi finlandez ka zbuluar një problem të rrjetit, i cili i lejonte atij të fshinte çdo lloj komenti të bërë në Instagram.
Menjëherë pas këtij zbulimi, Jani dhe familjarët e tij kanë vënë në dijeni Facebook-un (që zotëron Instagram-in) nëpërmjet një email-i.
Madje djaloshi e ka vërtetuar zbulimin e tij duke fshirë një koment të Facebook të bërë nga një profil prove. Menjëherë pas zgjidhjes së problemit erdhi edhe shpërblimi i merituar.
Jani nuk është i pari fëmijë që arrin të futet në programin e shpërblimeve të kompanisë, por për momentin është më i vogli.
Deri sot Facebook-u ka paguar në total 4,3 milionë dollarë për rreth 800 kërkues të “rrjedhjeve” të tilla.