Misioni sekret i anijes OTV-4 (Orbital Test Vehicle-4)
Avioni i forcave ajrore amerikane e quajtur OTV-4 (Orbital Test Vehicle-4), është avioni i katërt e këtij lloji e cila po fluturon nëpër hapësirë, derisa arsyet e këtij misioni deri më tani janë të panjohura për opinionin, transmeton Telegrafi.
Avioni i parë ishte lansuar në orbitë në vitin 2010, derisa në Tokë kishte aterruar pas më shumë se 224 ditë qëndrimi në hapësirë.
Pas saj kishte pasur misioni i vitit 2011, që gjithashtu kishte përfunduar pas 468 ditëve qëndrim në hapësirë, shkruan space.com.
Por ishte misioni i tretë që kishte tërhequr më së shumti vëmendjen e opinionin, pasi për më shumë se 675 ditë kishte qëndruar në hapësirë.
Dave Webb, drejtor i rrjetit global kundër armëve bërthamore në hapësirë, pati deklaruar në vitin 2012, se avioni X-37B është “pjesë e përpjekjeve të Pentagonit për të zhvilluar aftësitë për kryerje të sulmeve kudo nëpër botë me koka konvencionale në më pak se një orë”.
Por ushtria amerikane pati reaguar shpejt duke mohuar këtë teori, pasi avioni po e përdorin për qëllime të zhvillimit të teknologjisë së fluturakeve hapësinore për përdorime të ndryshme.
Disa prej teorive përfshijnë testimin e një lloji të ri të avionit spiun, që shfrytëzohet për shkatërrimin e satelitëve të armikut, të cilin planifikon ta lansojë edhe Kina.
Këtë avion që lëvizin me panele solare e ka projektuar kompania amerikane Boeing.