20 vjet Smartphone – një histori suksesi
Miliarda njerëz në mbarë botën nuk mund të imagjinojnë më jetën pa një smartphone. Ato ekzsitojnë tashmë qysh prej 20 vjetësh.
Smartphone i parë, Nokia 900 komunikato ofron njësi si një kompjuter, një software zyre, një shfletues web-i dhe një funksion faksi, doli më 15 gusht 1996 në shitje dhe kushtonte të paktën 800 dollarë (me kontratë), pra rreth 715 euro.
Telefonat modern smar kanë rënë mjaft nga pesha. Por që ata janë më të lehtë dhe të hollë kjo nuk do të thotë që ata kanë më pak funksione. Përkundrazi: një model aktual ka më shumë kapacitet informativ sesa ato kompjutera, me ndihmën e të cilëve Apollo 11 u nis për në Hënë.
Aplikacionet për të gjitha rrethanat sigurojnë që përdoruesit e smartphone-ve të mos mërziten. Disa nga këto aplikacione janë gjithashtu të dobishme: Në Indonezi telefonat smart shpëtojnë pyjet tropikale, ku me ndihmën e një softwar-i dallohen zhurmat e sharrës elektrike me zinxhir: në rast të prerjeve ilegale, çlirohet automatikisht një alarm.