4500 vite dritë larg/ Shkencëtarët kinezë zbulojnë yllin gjigant të pasur me litium
Astronautët kinezë zbuluan një yll, i cili është i pasur me litium 300 fish më shumë se një yll tjetër normal, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të televizionit Qendror të Kinës (CCTV), shkencëtarët nga Observatori Kombëtar i Astronomisë në Kinë, i cili funksionon në kuadër të Akademisë së Shkencave të Kinës, kanë zbuluar yllin, madhësia e të cilit arrin deri në 1,5 fish të diellit dhe përmban 300 fish më shumë litium se një yll tjetër normal.
Ylli, i cili është 4 mijë e 500 vite dritë në largësi prej botës thuhet se do të hedh në dritë procesin e rritjes dhe të zgjerimit të universit pas Shpërthimit të Madh (Big Bang).
Rezultatet e hulumtimit janë publikuar në revistën Nature Astronomy.