5 automjetet me teknologji të lartë që ju duhen këtë verë

 

Edhe për ata që e njohin teknologjinë, mendohet se iPhone ose iPad janë maja e inovacionit. Kjo është e vërtetë për pajisjet celulare, por edhe këto makina të teknologjisë së lartë që shërbejnë për kamping, kanë shumë surpriza.

Pjesa e tendës së makinës që hapet vetë, sistemet paralajmëruese dhe prekje ekrani, të sofistikuara, janë vetëm fillimi.

1. Airstream Interstate Grand Tour 
Po, Airstream është i njohur tek trajlerat. Kjo makinë e Mercedes-Benz përdor më të mirat e teknologjisë së motorit të Mercedes, si përshembull, në rast se gomat i rrëshqasin, motori bën më shumë xhiro, ka paralajmërime për devijim nga korsia apo dhe sensorë të parkimit. Tenda hapet e mbyllet me një buton dhe ka një kamera që shikon pas.

2. Winnebago Trevato 59K 
Ka një çmim të lartë, për shkak të teknologjisë së udhëtimit, dhe së fundi është krahasuar dhe me modelin e autobusëve, por edhe ajo ka një tendë me mbyllje elektronike. Winnebago ka shtuar drita LED, brenda dhe jashtë, madje edhe në tendë, për të siguruar ndriçim. Ekrani i ri me prekje, prej 5 inç, tregon dhe pamjet e kamerës të vendosur pas makinës. Ka një sistem zanor të jashtëm, madje ka dhe një dyshek që përshtatet sipas trupit tuaj kur të flini.

3. 2016 American Eagle 
Veçoritë kryesore të këtij automjeti, krahas televizorit Samsung, konsiderohen iPad-i për pasagjerët dhe pulti dixhital me prekje ekrani. Mund të shikoni në kohë reale parashikimin e motit, të gjeni drejtime të ndryshme udhëtimi apo të sinkronizoni telefonin për muzikë.

4. Lance Ultra Light Travel Trailer Model 1985 
Kjo është një rimorkio shumë e mirë për udhëtime, me stilin hi-tech. Lance ka shtuar ndriçim LED brenda dhe jashtë, që të ndihmon të kursesh energji. Fiksueset e tendës janë të gjitha elektronike, dhe ka pult komod për hapjen dhe mbylljen. Nëse do të bëni kamping në një park me erë dhe përdor tendën, ajo automatikisht do të mbyllet nëse paralajmërohen ose vijnë erëra të forta. Në çati ka një panel diellor 160 vat për të gjitha llojet e udhëtimeve.

5. 2016 Alante Class A Motorhome 
Ka një çmim të arsyeshëm, krahasuar me shumë modele të tjera luksoze. Ka ndriçim LED, për të shpenzuar më pak energji, ka tendë elektrike, kamera që shikon anash dhe prapa për një parkim të lehtë, dhe një radio me prekje ekrani. Kompania ju jep mundësinë të zgjidhni ngjyrën, përfshirë dhe dekoret e “Midnight Mystery” dhe “Canyon Sunset”.

SHKARKO APP