5G edhe tek lopët – Teknologjia e re që do të ndryshojë bujqësinë

Rrjeti 5G mund të perturbojë një numër të madh industrish, duke përfshirë një nga më të vjetrat në botë: Bujqësinë. Ky rrjet i gjeneratës së re mund të jetë 100 herë më i shpejtë se rrjeti 4G, çka do ta përshpejtonte komunikimin mes pajisjeve dhe serverëve. 5G mund të mbaj më shumë informacione se çdo rrjet tjetër.
Kjo e bën teknologjinë ideale për transmetimin e informacionit nga sensorë të largët dhe dronët, mjete kyçe që po testohen nga fermerët. 5G po ndihmon gjithashtu në automatizimin e proceseve bujqësore. Dronët që përdorin 5G po ndihmojnë për të përmirësuar prodhimin e patates në Holandë. Dhe në Japoni, sensorët 5G përdoren për të monitoruar temperaturën e ujit dhe përqendrimin e kripës në fermat e midhjeve.

Nisma RuralFirst e Mbretërisë së Bashkuar filloi në mars aplikacionin për smartfonë të quajtur Me + Moo, e cila lejon fermerët të gjurmojnë lopën “e lidhur” dhe të marrin përditësime të përditshme mbi shëndetin dhe sjelljen e kafshëve.

Sistemi, i cili po testohet në Qendrën Agri-Epi në Somerset, Angli, financohet nga Cisco UK (CSCO). Fermerët mund ta shohin menjëherë informacionin dhe t’ia kalojnë atë veterinerëve ose nutricionistëve.
Teknologjia mund të ndihmojë për të përmirësuar cilësinë e të ushqyerit dhe për të siguruar ushqimin më të mirë. Duke përmirësuar efikasitetin, do të jetë e mundur të prodhohet më shumë ushqim. Megjithatë, për të bërë një ndryshim, 5G duhet së pari të instalohet në zonat rurale.

Organizata e Kombeve të Bashkuara për ushqimin e agrikulturën (FAO) parashikon që për tu përgjigjur rritjes së shpejtë të popullsisë në botë, planeti do të ketë nevojë të prodhojë 70% më shumë ushqim në 2050 se sa ka prodhuar në 2009. “Për t’iu përgjigjur këtyre kërkesave, fermerët do të kenë nevojë për teknologji të reja për të prodhuar më shumë nga më pak toka, me më pak duar”, thotë një raport nga organizata.

Në vitin 2017, një tjetër projekt 5G RuralFirst u bë i pari në botë që tentoi suksesshëm të korrte një kulturë pa një këmbë të vetme njerëzore në fushë. Traktorët autonome mbollën fara, dronët me sensorë monitoruan të korrat, dhe makina më të vogla morën mostra për të vlerësuar se çfarë plehra dhe pesticide duhet të aplikonin dhe ku. Projekti, i quajtur Hands-Free Hectare, raportoi një tjetër korrje të suksesshme në 2018. Tani po shkon edhe më tej duke përdorur teknologjinë 5G për të rritur saktësinë dhe efikasitetin në spërkatjen e kulturave.

Burimi: CNN- – Scan

SHKARKO APP