6 gjërat që nuk duhet të postosh asnjëherë në mediat sociale
Privatësia është vërtet luks në ditët tona. Të rrethuar me kaq shumë media sociale, është e mjaft e vështirë të ruash një copëz jete që të tjerët të mos e dinë. Por ka disa gjëra të cilat, nëse i poston në mediat sociale, mund t’i bëjnë situatat edhe më të vështira. Para se të postosh diçka në mediat sociale, sigurohu që këto 6 gjëra të mos i bësh “share”.
Shtëpinë dhe adresën e punës
“Ç’të keqe ka?” mund të jesh duke menduar. Këtu nuk është fjala për adresën e thjeshtë që mund të kesh shënuar në profilin e Facebook-ut. Nëse e bën vazhdimisht aplikacionin “Checking in”, poston foto vazhdimisht nga vendi i punës, disa njerëz mund të zbulojnë më shumë detaje rreth teje, vendit ku punon apo edhe kolegëve, njerëzit me të cilët rri. Kjo nuk mund të jetë gjithmonë e këndshme, aq sa ndonjëherë mund të bëhet edhe e rrezikshme.
Po ashtu, nuk është mirë që miqtë të bëjnë “checked in” nga shtëpia apo vendi i punës pa marrë leje më parë nga ty. Not OK.
Portrete të fëmijëve
Nëse ka diçka për të cilën duhet të kesh shumë shumë kujdes, janë pa dyshim fotot e fëmijëve. Kur bëhet fjalë për postimet e tyre, kujdesi duhet të jetë dyfish. Nëse nuk janë fëmijët e tu, atëherë natyrisht duhet të marrësh leje nga prindërit e tyre. Por edhe nëse janë fëmijët e tu, duhet të kesh kujdes edhe çfarë poston për ta, vendi i shkollës apo foto të tjera kompromentuese, që mund të jenë shkolla e tyre apo edhe ambientet sportive ku ata luajnë zakonisht.
Detaje nga pushimet
Të tregosh se je larguar nga shtëpia për një periudhë të caktuar ditësh është një informacion i mirë edhe për hajdutët. Kjo nuk do të thotë që të mos postosh foto nga udhëtimet ndërsa je me pushime, por thjesht duhet të limitosh grupin tek i cili duhet të shfaqen të tilla imazhe që përmbajnë informacione private. Dhe mos posto asnjëherë itinerarin e udhëtimit – kjo mund të jetë vërtet e rrezikshme.
Të dhëna personale (password)
Pyetjet e sigurisë online nuk janë edhe aq të forta, sidomos kur kërkojnë shumë informacione që mund t’i japësh lehtësisht në rrjetet sociale. Qyteti i vogël ku je rritur, nofka e fëmijërisë, vendi ku je martuar apo edhe emri i të dashurit të parë janë disa të dhëna specifike të cilat nuk mund t’i dinë të gjithë, ndaj kujdes me të dhënat.
Fotografitë private
Këtu nuk supozohet se poston foto nudo në Instagram, Facebook, apo Twitter. Por mund të postosh ndonjë gjë private me mesazh në Snapchat. As kjo nuk është ide e mirë, sepse askush dhe asgjë nuk besohet se nuk do t’i përdorë fotot ndonjë ditë, transmeton revistaclass.
Karta e kreditit apo informacione financiare
Disa njerëz nuk e kanë problem të postojnë kartat e kreditit në mediat sociale (shpresojmë të mos jesh ndonjë prej tyre), sepse edhe detajet më pak të dukshme, pa dashje mund të bëhen të dukshme tek ata njerëz që mezi presin të tilla pastime. Edhe data e lindjes apo vendi ku keni marrë kartën janë të mjaftueshme për të hyrë në të dhënat personale financiare.