9 rreziqet për shëndetin që na vijnë nga Wi-Fi
WiFi shpërndan valë elektromagnetike, të cilat sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë i konsideron të dëmshme për shëndetin.
Ekspozimi ndaj WiFi sjell kryesisht 9 probleme kryesore të mundshme në organizmin tonë.
Këto janë
Ndikon në pagjumësi
Një ndër efektet më të përhapura është ndikimi në pagjumësi dhe në prishjen e gjumit gjatë natës.
Ndikon në rritjen e qelizave
Një studim i kryer në Danimarkë, u përqendrua në një eksperiment me bimë të ekspozuara ndaj WI-FI.
Dëmton funksionimin cerebral
Studiuesit kanë zbuluar se personat e ekspozuar ndaj rrezatimeve 4G, kishin më pak aktivitet cerebral.
Redukton aktivitetin cerebral tek femrat
Një grup personash të shëndetshëm, 15 meshkuj dhe 15 femra iu nënshtruan një testi të thjesht kujdese. Fillimisht i gjithë grupi u ekspozua ndaj rrezatimeve Wi-Fi për afro një orë. Pas kësaj gjatë testimit, u vu re se femrat kishin një ndryshim të ndjeshëm të aktivitetit cerebral dhe rënie të nivelit të energjisë.
Ndikimi në spermë
Nxehtësia e çliruar nga kompjuterët dhe celularët dëmton spermën dhe jo vetëm. Kjo pasi ekspozimi ndaj WI-FI redukton lëvizshmërinë e spermatozoideve.
Ndikon në pjellori dhe shtatzëni
Përveçse ndikon në pjellorinë e meshkujve, valët e wireless mund të pengojnë pjekjen e vezës apo mund të bëjnë që shtatzënia të jetë anormale, shkruan noa.al.
Shkakton stres kardiak
Një studim i kryer tek 69 persona, zbuloi se pjesa më e madhe e tyre kishin një shtim të rrahjeve të zemrës gjatë ekspozimit me valët e WI-FI.
A shkakton kancer?
Studime të ndryshme të kryera te kafshët sugjerojnë se ekspozimi ndaj valëve elektromagnetike shton rrezikun e kancerit. Mirëpo sa i takon njeriut studimet janë të rralla, por në disa raste, rreziku rezultoi real.