A po i vjen fundi facebook?
Facebook mbyll javën me 58 miliardë dollarë më pak, pas skandalit të përdorimit të të dhënave shkruan BBC.
Themeluesi Mark Zuckerberg kërkoi falje për përdorimin e të dhënave personale që ka prekur 50 milionë përdorues,
Por falja nuk ndaloi investitorët të shesin aksionet.
Ndërkohë ka nisur fushata për fshirjen e llogarive në Facebook. (#deletefacebook).
Shumë reklamues thanë “mjaft është mjaft” dhe pezulluan reklamat.
Edhe Mozilla apo Commerzbank pezulluan reklamat në këtë platformë. Edhe Elon Musk fshiu faqet zyrtare te kompanive Tesla dhe Space X
Aksionet në kompaninë e mediave sociale ranë nga 176.80 dollarë të hënën në rreth 159.30 dollarë deri në mbrëmjen e së premtes.