Adobe konfirmon blerjen e Marketo për 4.75 miliardë dollarë

Adobe ka konfirmuar ditën e sotme blerjen e Marketo, një kompani që shet softuer marketingu, nga Vista Equity Partners për 4.75 miliard dollarësh.

Kjo lëvizje mund të ketë ndikim për konkurrentët e tjerë si HubSpot, Oracle, SAP dhe Salesforce.

“Shtimi i platformës së Marketo-s në Adobe Experience Cloud mund t’i mundësojë Adobe ofrimin e një sërë zgjidhjesh për shpërndarjen e përvojave transformuese të konsumatorëve”, tha Adobe në një deklaratë.

Marketo u themelua në vitin 2006, u publikua në vitin 2013 dhe u ble nga Vista për 1.8 miliardë dollarë në vitin 2016. Lista e klientëve të Marketo është e gjatë, duke filluar nga Canon, Charles Schwab, Eventbrite, GE, Microsoft dhe Hyundai.

CEO i Marketo, Steve Lucas do të vazhdojë të udhëheqë kompaninë brenda grupit të Adobe dhe do të bashkohet me ekipin e lartë të udhëheqjes të Adobe.

Stoku i Adobe është rritur me 78 për qind gjatë vitit të kaluar. Shumica e të ardhurave të Adobe vijnë nga biznesi i tij “Digital Media” i cili përfshin softuerin Creative Cloud. Programet e marketingut janë të përfshira në biznesin e Përvojës Dixhitale, që gjeneruan 614 milionë dollarë të ardhura në tremujorin më të fundit, me një rritje prej 21 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

“Të dyja kompanitë kanë shumë konsumatorë të përbashkët, tha Shantanu Narayen, CEO i Adobe, në një konferencë telefonike me analistët pas njoftimit të marrëveshjes. Ishte e qartë se konsumatorët e përbashkët kërkonin këtë integrim,” tha ai.

SHKARKO APP