Aksesi në Internet, Shqipëria primitive – Vite larg rajonit dhe BE-së

Vetëm 1 në tre familje shqiptare ka akses në internet, thonë të dhënat më të fundit të Eurostat, që veç të tjerash ofrojnë edhe një bazë të mire krahasuese me vendet e tjera, të cilat kërkojnë që të bëhen pjesë e Bashkimit Europian.

Pikërisht krahasuar me to, Shqipëria është e fundit. Për vendet e tjera, norma e aksesit të familjeve në internet është bindshëm më e lartë, madje përtej nivelit të 60% për të gjitha vendet. Mjafton të themi që në vend të dytë pas Shqipërisë është Bosnje Hercegovina me një normë në 60% për të ilustruar se sa mbrapa është vendi ynë në këtë drejtim. Edhe në vitin 2012 vendi ynë ka qenë i fundit në rajon, me një normë në 14%.

As 7 vite më parë, aksesi në internet i fqinjëve tanë nuk ka qenë dot në nivelet që Shqipëria është sot. Mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian sa i përket aksesit të familjeve në internet ndërkohë, fiksohet në rreth 90%.  Jo e njëjta gjë vlen për sipërmarrjen. Përqindja e sipërmarrjeve në vendin tonë që raportojnë se e përdorin internetin fiksohet në rreth 97%, aq sa është edhe mesatarja e Bashkimit Europian.

SHKARKO APP