Aksident në Detroit gjatë testimit të makinës së parë fluturuese
Federal Aviation Administration (FAA) po heton për një aksident që ka ndodhur dy ditë më parë në SHBA në aeroportin e Willow Run.
Lajmi ka një karakter shumë të veçantë, sepse bëhet fjalë për dëmtimin e një makine fluturuese.
Ashtu siç raporton website clickondetroit.com – që ka publikuar disa imazhe nga aksidenti- bëhet fjalë për të parin dhe ekzemplarin e vetëm i dalluar nga sigla WD-1-e realizuar nga Detroit Flying Cars, një star-up e themeluar nga Sanjay Dhall, që gjatë testimit ishte në drejtimin e mjetit fluturues me katër rrota.
Ai pas aksidentit u shtrua në spital por nuk është në rrezik për jetën.
Detroit Flying Car udhëton në rrugë nga një motor 100% elektrik prej 40kW, e aftë të bëjë deri 100km, ndërsa në fluturim mund të arrijë një shpejtësi 200km/orë dhe mund të bëjë deri 600 km.