Aksionet e Renault dhe Fiat “rrëshqasin” pas dështimit të marrëveshjes 35 miliardë dollarësh
Aksionet e prodhuesve të makinave Renault dhe Fiat Chrysler (FCA) ranë ndjeshëm të enjten pasi kompania e FCA braktisi ofertën e bashkimit prej 35 miliardë dollarësh.
Aksionet e Renault ranë me 7%, ndërkohë që aksionet e Fiat ranë rreth 3% në tregtinë e hershme.
“Me tërheqjen e ofertës për fusionim nga FCA, duhet të pyesim veten se sa shteti francez është i vendosur në kufizimin e mundësive strategjike dhe të vlerësimit të Renault pavarësisht se ka vetëm një pjesë prej 15% të aksioneve”, shkruan në një shënim analistët e brokerave Jefferies.
“Ne presim që të dyja palët e aksioneve të kenë një feedback negativ, por shohin që FCA ka opsione më të gjera strategjike, ndërsa Renault është e ekspozuar ndaj një risku më të madh të rënies afatshkurtër”.
Burimi: Euronews