Alarm në zyrat e Facebook

Zyrat qëndrore të Facebook në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë evakuuar pas një alarmi për kërcënim.

Një telefonatë anonime njoftoi për një bombë në këto zyra. Në vendngjarje shkuan forcat policore dhe ekspertët anti-eksploziv, të cilët evakuuan të gjithë stafin dhe nisën kontrollet në ndërtesë.

Alarmi rezultoi fals dhe nuk kishte asnjë rrezik për lëndë plasëse. Në këto zyra kishte edhe punonjës të Instagram, përveç atyre të Facebook.

Pavarësisht se alarmi rezultoi fals, policia lokale vazhdon të monitorojë situatën. Mediat amerikane raportojnë se mundësia e një sulmi në kompaninë teknologjike duhet të merret në konsideratë, pas të shtënave me armë që ndodhën në zyrat e YouTube në muajin Prill, ku u vranë tre punonjës.

SHKARKO APP