Aleanca Ford-Volkswagen – Gjigantët e makinave në bashkëpunim përballë sfidave botërore

Gjigantët e makinave, Volkswagen dhe Ford, lajmëruan një aleancë që kombinon fuqitë e të dy kompanive në makinat tregtare dhe që ka gjasa të thellohet në zhvillimin e makinave elektrike dhe tokologjinë e makinave pa pilot.

Kompanitë kanë biseduar gjatë muajve të fundit për bashkëpunim te furgonat dhe makinat tregtare dhe kanë bërë të ditur se aleanca nuk do të përfshijë ndonjë shkrirje apo blerje të aksioneve.

Të dy kompanitë kanë vlerësuar bashkëpunimin ndërkohë që barrierat tregtare kanë detyruar firmat që të zhvendosin origjinën e prodhimit për makinat e destinuara për Europën, Shtetet e Bashkuara dhe Kinën.

Aleanca vë në dukje presionet e industrisë së makinave në të gjithë botën, për të manaxhuar kostot dhe zhvillimin e makinave elektrike si dhe teknologjinë për t’u përshtatur me rregullat më të ashpra të ndotjes.

Ngadalësimi i tregjeve më të mëdhenj në botë të makinave, SHBA dhe Kinë, kanë shtuar presionet për të ulur kostot.

Aleanca pritet të përfshijë bashkimin e burimeve në teknologjinë autonome. Kreu i Volkswagen, Herbert Diess konfirmoi në shfaqjen e makinave në Detroit, se aleanca do të shtojë aksesin e Volkswagen në platformën e kamionçinës së Ford, Ranger.

Ekzekutivët e të dy kompanive kanë biseduar për mundësitë e kursimeve nëpërmjet aleancës dhe zyrtarët e Volkswagen kanë diskutuar për mundësinë e ndërtimit të makinave në fabrikat e Ford dhe kompania amerikane të përdorë platformën e automjeteve elektrike të Volkswagen.

Lajmërimi u dha në shfaqjen e makinave në Detroit,  ku skena u mbizotërua nga makina spektakolare, përfshirë Toyota Supra, Ford Shelby GT500 dhe Genesis G70 që është pjesë e Hundai.

SHKARKO APP