AMC, festë surprizë për të gjithë abonentët e Vitamina

 

Të gjithë abonentët e AMC me parapagesë kanë mundësi të bëhen pjesë e “Vitamina Surprise Party”, festës që AMC organizon në prag në sezonit veror. Loja promocionale “VITAMINA Surprise Party”, pjesë e VITAMINA ZONE, fton abonentët të luajnë deri më 19 Maj 2015, pa asnjë kosto. Për të pasur mundësinë e pjesëmarrjes mjafton të aktivizosh njërën nga paketat VITAMINA dhe të logohesh në portalin e VITAMINA ZONE në www.amc.al/vitamina.

Abonentët që aktivizojnë njërën nga paketat “VITAMINA” do të marrin me SMS një kod, me anë të të cilit mund të luajnë online në VITAMINA ZONE. Menjëherë pasi bëhen pjesë e saj, duke ndjekur linkun www.amc.al/vitamina, abonentët do të shikojnë një opsion që i fton të aplikojnë për t`u bërë pjesë e festës private. Aty, abonentët mund të plotësojnë një formular me të dhënat personale si: emri, qyteti dhe mosha. Pas kësaj procedure, ata do të kontaktohen në telefonin e tyre celular.

Nga tani deri  më 19 Maj të gjithë abonentët mund të nisin të luajnë për “Vitamina Surprise Party”, ndërsa festa do të zhvillohet më 23 Maj në Lollipop, nën tingujt e muzikës së DJ Kas.

Abonentët e VITAMINA ZONE shpërblehen në mënyrë të vazhdueshme për besnikërinë e të qenit pjesë e grupit Vitamina. Gjatë këtyre ditëve, mijëra abonentë kanë fituar dhjetëra çmime ditore, ndërkohë qe deri me 7 Qershor mund të luhet për të fituar udhëtim në Berlin dhe një takim ekskluziv me këngëtaren Carly Rae Jepsen të hitit “I really Like You” (https://www.youtube.com/watch?v=qV5lzRHrGeg) dhe të super hitit “Call me Maybe” (https://www.youtube.com/watch?v=fWNaR-rxAic).

SHKARKO APP