AMC sjell iPhone 6 & iPhone 6 Plus në Shqipëri

iPhone 6 do të jetë në dispozicion duke nisur nga 77,000 lekë ndërsa iPhone 6 Plus duke nisur nga 90,000 lekë dhe të dy smartphone janë me një vit garanci. Që nga e data 31 Tetor, konsumatorët mund t’i porosisin dhe bëjnë të tyrin të dyja modelet. AMC sjell për klientët teknologjinë më të re, iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus në rrjetin më të shpejtë 3G.

 

“Përdoruesit shqiptarë të telefonisë së lëvizshme njihen si përthithës të shpejtë të teknologjive të reja, dhe për këtë AMC ka kënaqësinë t’u ofroj atyre iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus. Pajtimtarët tanë mund të shijojnë risinë më të fundit të Apple me çmime tepër konkurruese. Ne i kemi hedhur në treg këto telefona dhe AMC fton klientët ekzistues dhe ata të rinj që të blejnë iPhone-at e rinj. Këto produkte janë ekskluzivitet i AMC, si pjesë e Deutsche Telekomm, i cili ka një bashkëpunim ekskluziv me Apple”, shprehet Henri Vandre, Drejtor i Marketingut në AMC.

iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus janë zhvillimet më të mëdha teknologjike në historinë e iPhone duke sjellë dy modele mahnitëse me ekrane 4.7-inch dhe 5.5-inch Retina HD, të “mbështjellë” me teknologji novatore në një formë krejtësisht të hollë dhe elegante si dhe me në projektim të paparë ndonjëherë. iPhone-ët e rinj shfaqin një siluetë precize të bashkuara me kornizat e aluminit që përputhen në mënyrë të veçantë me formën e qelqtë të ekranit, duke ofruar një ekran më të madh me një dizajn që mbetet i rehatshëm për t’u mbajtur dhe i thjeshtë për t’u përdorur. Të dyja modelet janë më të mira në çdo drejtim dhe përfshijnë: cip A8 të dizajnuar nga Apple me gjeneratën e dytë 64-bit, arkitekturë klasike të ekranit për performancë  jashtëzakonisht të shpejtë dhe efikasitet të lartë; kamerat e avancuara iSight® dhe FaceTime® HD dhe teknologji ultra të shpejta sa i përket valëve. iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus përfshijnë iOS 8, versionin më të fundit të sistemit celular më të avancuar në botë, i cili vjen i thjeshtë, i shpejtë dhe me më shumë tipare intuitive të marra nga eksperiencat e përdoruesve me mesazhet dhe fotografitë, tastierë QuickType™, aplikacione të reja si Health, Family Sharing dhe iCloud Drive℠.

AMC është e para dhe e vetmja kompani në Shqipëri që ka ekskluzivitetin e iPhone pasi është partneri ekskluziv zyrtar, pjesë e bashkëpunimit midis Apple dhe DT Group. Pajtimtarët me kontratë të AMC mund të përfitojnë oferta të ndryshme në rast të marrjes së një iPhone 6 ose iPhone 6 Plus kombinuar me paketa. Si pjesë e gjigantëve të telekomunikacionit Deutsche Telekom dhe T-Mobile, AMC është e angazhuar t’u ofrojë pajtimtarëve të saj pajisjet më inovatore dhe cilësore në treg.

Për më shumë informacion mbi iPhone dhe ofertat, mund të vizitoni www.amc.al/al/c/1952/iphone-6dhe www.apple.com/iphone.

SHKARKO APP