Android feston 7 vjetorin e themelimit

Telefoni i parë i bazuar në Android ishte HTC Dream (i njohur ndryshe edhe si T-Mobile G1), që doli në treg 10 muaj pas lançimit të Androidit të sotëm, por suksesi i këtij modeli nuk është as afër modeleve tjera që u bazuan në sistemin e njëjtë operativ.

Gjithsesi Android sot bën 7 vjeç, nga versioni i parë që është paraqitur e deri tek versioni i fundit Lollipop, që ende nuk është në të gjitha pajisjet mobile të platformës së Google.

Sot, Android mbështet 85 nga 100 telefonat e mençur që janë shitur në tremujorin e kaluar dhe dominimi i Google me sistemin e saj operativ duket se nuk do të hiqet lehtë, sidomos tani që i njëjti vlerësohet se ka arritur kulmin e përdorimit nga njerëzit, anembanë botës.

SHKARKO APP