Aplikacionet që duhet t’i fshini menjëherë nga smartfoni
Pas një testimi të realizuar kohëve të fundit, rezulton që shumë aplikacione të njohura për smartfonët që operojnë me Android janë të mbushura me viruse.
Me qindra aplikacione të dëmshme që mund të gjenden në Google Play janë zbuluar nga firmat e testimit për virus “AV-Comparatives”.
Zyrtarët e tyre të sigurisë analizuan 250 aplikacione Android dhe rezultatet ishin befasuese.
Ndër te tjera në rezultatet e testimit shkruhej:
Disa nga produktet e sigurisë në Android gjatë testit tonë bllokuan aq pak nga mostrat e viruseve, sa që nuk e meritojnë të quhen të sigurta”.
Nga 250 aplikacionet e testuara, vetëm 23 prej tyre treguan një shkallë zbulimi prej 100% të detektimit të viruseve.
Ajo që binte më shumë në sy ishte fakti se mes aplikacioneve me siguri të dobët futeshin edhe ato që mbanin vlerësime me 4-5 yje në ‘Google Play’.