Aplikacionet që ju ndihmojnë të planifikoni pushimet tuaja këtë verë
Teknologjia nuk shkon kurrë me pushime! Ky është rezultati i një studimi të “Booking” i cili konsiderohet koloseu i prenotimeve “online”.
Shumë prej gjërave që ne bëjmë në 24 orët e para të udhëtimit janë: 22 % fillojnë shkrepjen e fotografive për rrjetet sociale. 16 % lexojnë opinionet për restoratet rreth e qark zonës, 7 % kontrollojnë postën elektronike. E gjithë kjo falë aplikacioneve të ndryshme që ofrohen për “smartphone”.
Më poshtë do të gjeni disa prej tyre që mund t’ju ndihmojnë apo parandalojnë nga të papriturat.
Para se të planifikoni pushimet
Ata që planifikojnë pushimet bëjnë të mesatarisht 38 kërkime. www.anderio.com është një nga aplikacionet që ju ndihmon dhe orienton rreth destinacionit të duhur.
Për të përgatitur valixhet
“Packpoint” është një aplikacion që ju ndihmon të përgatisni valixhen. Ju sugjeron se çfarë veshjesh duhet të merrni me vete sipas kohës dhe vendit. Duke ju ndihmuar kështu që të mos harroni asgjë që do t’ju nevojitet.
Për t’ju rimbursuar një biletë
Në raste vonesash apo mbingarkesë mund të shkarkoni ”AirHelp”. Mjafton të vendosni numrin e fluturimit, përshkrimin e problematikës dhe kompania do të nisë praktikat e rimbursimit.
Për kujdesin ndaj bagazheve
“Bagbnb” është një aplikacion që do t’ju ndihmojë të ruani valixhet tuaja. Mjafton të pyesni apo gjeni në internet se ku gjendet shërbimi dhe për vetëm 5 euro keni të garantuara sigurinë e bagazheve tuaja madje edhe për “check-out”-et.