Aplikacioni i Apple dhe Google që lejonë burrat të gjurmojnë gratë e tyre

Apple dhe Google akuzohen sepse po ndihmojnë “aparteidin gjinor” në Arabinë Saudite duke lejuar një aplikacion në platformat respektive. Aplikacioni mund të përdoret nga meshkujt për të gjurmuar gratë dhe parandaluar të largohen nga vendi.

Absher është i disponueshëm në Google Play dhe iTunes dhe është zhvilluar nga qeveria e Arabisë Saudite.Me këtë aplikacion meshkujt mund të vendosni kur dhe si do të largohet gratë e tyre jashtë vendit e madje i paralajmëron nëse po e bëjnë diçka të tillë pa lejen e tyre.

Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë kritikuar ashpër aplikacionin. Kujdestarët e grave, në këtë rast burrat e tyre, zgjedhin se ku mund të shkojnë gratë, për sa kohë mund të qëndrojnë dhe në çfarë aeroportesh mund të shkojnë.

Aplikacioni dërgon paralajmërime kur gruaja largohet nga një zonë e caktuar. Ai është një prej arsyeve kryesore pse gratë në Arabinë Saudite nuk mund të largohen dhe zakonisht kapen në flagrancë.

Human Rights Watch dhe Amnesty International kanë shprehur shqetësime rreth aplikacioneve që mund të shkarkohen në dyqanet e Google dhe Apple. “Aplikacionet të tilla krijojnë mundësi për abuzimin me të drejtat e njeriut, përfshirë diskriminimin kundër grave,” shprehej HRW.

Aplikacioni në vete është i përgjithshëm dhe mbikëqyrja e grave është një prej funksioneve të tij. Organizata të ndryshme për të drejtat e njeriut kanë kërkuar nga Apple dhe Google të pranojnë se po bëhen pjesë e këtij diskriminimi duke lejuar aplikacionin të shkarkohet në dyqanet e tyre.

SHKARKO APP