Aplikacioni që i marrosi të gjithë, fundosi Snapchat brenda 24 orësh
Së fundmi, miqtë tuaj mund të jenë ‘plakur’ më shpejt seç duhej dhe për këtë meritat i merr aplikacioni FaceApp.
Ky aplikacion, përdor një filtër si dhe inteligjencë artificiale për të ndryshuar dixhitalisht fytyrën e përdoruesve.
Gjithsesi, ndryshimi i tipareve të fytyrës dhe moshës nuk është një gjë e re për ne.
Microsoft ka pasur një aplikacion të ngjashëm më herët që bëri goxha bujë për një kohë. Pastaj i radhës ishte Snapchat i cili solli tre filtrat për ndryshimin e moshës, gjinisë dhe filtri që ju kthen në fëmijëri.
I radhës ishte FaceApp dhe ia ka dalë që t’i zbehë të gjitha aplikacionet e tjera, përfshirë këtu edhe vetë Snapchat.
Popullariteti i këtij aplikacioni, që është i prodhuar nga Rusët, qëndron tek të famshmit që filluan ta përdornin njëri pas tjetrit si dhe tek efekti që ai ka në foto.
Në ndryshim nga filtri i Snapchat, FaceApp sjell një rezultat me një cilësi shumë të mirë dhe imazhi duket pothuajse real.
Por, ekspertët paralajmërojnë se ky filtër, që vjen falas dhe është krijuar në vitin 2017 në Shën Petersburg, mund të jetë një rrezik i vërtetë për të dhënat tuaja.
Thuhet se FaceApp, të cilit ju i jepni leje që të ketë akses në fotot tuaja, përfshin gjithashtu edhe disa “Terma dhe Kushte” që u japin të drejtë të përdorin, publikojnë, fotot dhe të dhënat tuaja personale.
Me pak fjalë, duke përdorur këtë filtër, ju i keni dhënë Rusisë akses në të gjitha fotot tuaja.