Aplikacioni që përdorin më shumë shqiptarët për të komunikuar

Në një publikim të ri të përpiluar nga “Similarweb”, rezulton që shqiptarët komunikojnë më tepër përmes Facebook Messenger. Ndonëse përdorimi i Facebook ka rënë së fundmi dhe Instagram ka fituar gjerësisht terren dhe ndjekës besnikë, edhe në Shqipëri, sipas të dhënave të analizuara përdoret më shumë aplikacioni “Messenger” i Facebook për të komunikuar.

Rrjeti social i dytë më i përdorur është Whatsapp. Në raportet e mëparshme, WhatsApp dominonte si mjeti i parë i komunikimit elektronik në Shqipëri.

WhatsApp është aplikacioni numër një i përdorur në 107 vende të botës, sipas një raporti të ri në fushën e teknologjisë dhe është një platformë komunikimi falas, shumë e njohur dhe e përdorur kudo.

SHKARKO APP