Apple bën njoftimin e rëndësishëm: Ja pse duhet ta përditësoni iPhone-in tuaj menjëherë
Apple ka bërë gati një version të përditësuar të sistemit iOS 12.4 për të korrigjuar një problem që kishte softueri në lirimin fillestar.
Kompania thotë se sistemi operues 12.4.1 ka një ‘të metë’ që mund t’i lejojë përdoruesit që të ‘ekzekutojnë kode arbitrare me privilegjet e sistemit.’
Ky defekt i la celularët tërësisht të ekspozuar ndaj sulmeve të mundshme kibernetike.
Apple konfirmoi rregullimin në një përditësim të sigurisë të botuar të hënën. Problemi , i identifikuar në mes të gushtit nga studiuesit e sigurisë, u vu re nga analistët e Google.
Pra, nëse nuk përditësoni iPhone-in, mund të ndodhë që të dhënat tuaja personale, si dhe fotot dhe çdo gjë tjetër që keni në celular mund bëjnë në duar të hakerave.