Apple dhe Google bashkojnë forcat, teknologji për të luftuar koronavirusin
Apple dhe Google po punojnë së bashku për të krijuar një teknologji që do të paralajmërojë njerëzit nëse kanë qenë në kontakt me persona të infektuar me koronavirus.
Kompanitë thanë së kanë punuar për këtë projekt prej më shumë se dy javësh.
Sipas BBC, metoda e gjurmimit të kontakteve të infektuar me koronavirus do të funksionojë duke përdorur sinjalet e Bluetooth të një celulari dhe do t’u mundësojë përdoruesve që të mbeten anonimë.
Të dhënat personale apo vendndodhja GPS nuk do të regjistrohen në serverat e kompanive.
Nëse një prej këtyre kontakteve, pas disa kohësh rezulton pozitiv ndaj virusit COVID-19, një paralajmërim do t’i dërgohet pronarit të celularit për ta vënë në dijeni.
“Privatësia dhe transparenca janë shumë të rëndësishme dhe shpresojmë që të ndërtojmë këtë teknologji. Ne do të publikojmë periodikisht informacione rreth avancimit të punës sonë”, thanë Apple dhe Google në një deklaratë të përbashkët.