Apple dhuron 20 milion maska dhe do të prodhojë dy milion mburoja fytyre për të gjithë botën
Drejtori i Përgjithshëm i gjigantit Cupertino Tim Cook, njoftoi përmes një video në “Twitter” se falë listës së gjatë të furnitorëve që kanë bashkëpunuar me Apple për vite me rradhë në prodhimin e pajisjeve të ndryshme, kompania ka arritur të marrë 20 milion maska për fytyrën. Këto maska do dhurohen në vendet që kanë nevojë më të madhe (pra jo vetëm në Shtetet e Bashkuara).
Gjithashtu Cook ka njoftuar se Apple ka filluar tashmë një projekt që i lejon asaj të hartojë dhe prodhojë mburoja të fytyrës për personelin mjekësor. Një pjesë e këtyre mburojave që janë prodhuar, janë dërguar dërguar në një spital në Santa Clara, California. Drejtori i Përgjithshëm, i cili tregoi një model gjatë videos së tij, gjithashtu tha se reagimet e para që vijnë nga stafi mjekësor është shumë i mirë.
“Plani i Apple është që të prodhojë dy milion copë brenda dy javësh. Dhe për t’i shpërndarë ato në të gjithë botën. Prodhimi i tyre bëhët në SHBA dhe në Kinë”, shprehet Cook.
Apple is dedicated to supporting the worldwide response to COVID-19. We’ve now sourced over 20M masks through our supply chain. Our design, engineering, operations and packaging teams are also working with suppliers to design, produce and ship face shields for medical workers. pic.twitter.com/3xRqNgMThX
— Tim Cook (@tim_cook) April 5, 2020