Apple, Google, Amazon dhe Microsoft paditen për pirateri masive të muzikës

Vizitoni online dyqanet më të mëdha muzikore dhe do të gjeni kopje të paautorizuara të këngëve për shitje dhe transmetim. Dyqanet online e dinë që kjo po ndodh, por nuk duket se po e trajtojnë seriozisht këtë çështje. Kompozitori i njohur Harold Arlen ka ngritur një padi kundrejt këtyre kompanive.

Padia u paraqit në gjykatën e rrethit të Kalifornisë, me një listë shumë të gjatë të të pandehurve, duke përfshirë Apple, Google, Amazon, Microsoft dhe Pandora, së bashku me distributorët e muzikës me të cilët këto kompani bashkëpunojnë. Harold akuzon kompanitë së mbi 6,000 regjistrimeve të paautorizuara të këngëve të tij po shpërndahen ilegalisht. Ky llogaritet si “operacion masiv i piraterisë në dyqanet e muzikës dixhitale dhe shërbimeve të transmetimit”. Harold pohon se të pandehurit kanë bashkëpunuar me piratët famëkeq të muzikës për të shitur dhe përhapur mijëra regjistrime pirate.

Kompozitori kërkon të ndalohet çdo shkelje e të drejtës të autorit nga dyqanet e muzikës dixhitale, si dhe të kërkojë dëmshpërblim për shkeljet që kanë ndodhur tashmë. Shuma totale e kërkuar nga Harold është 4.5 milion dollarë.

SHKARKO APP