Apple “groposet” në Kinë

Nga Raymond Zhong

Për shumicën e amerikanëve, emrat janë të panjohur, ndoshta pak e vështirë për t’i shqiptuar: Huawei, Xiaomi, Oppo, Vivo.

Ata janë markat më të mëdha të smartfonëve në Kinë. Rreth botës – edhe pse jo në Shtetet e Bashkuara – këto marka po e bëjnë biznesin e celularëve brutalisht konkurrues. Këtë javë, pasi Apple paralajmëroi për shitjet zhgënjyese të iPhone në Kinë, vëzhguesit e industrisë thanë se pajisjet nga markat kineze ishin një fajtor i madh.

Ndërsa tregu i telefonit në Kinë arrin ngopje dhe shitjet zvogëlohen, prodhuesit e pajisjeve të vendit po zgjerohen shumë, dhe gjithnjë e më shumë fitojnë tifozë, në vende si Franca, Gjermania, India dhe Azia Juglindore, ku konsumatorët mendojnë se telefonat mund të bëjnë gjithçka që një iPhone mund të bëjë për një kosto më të vogël.

Apple qëndron në mënyrë të qetë në majë të tregut në shumë vende, përfshirë Kinën, për aparatet më cilësore. Por kompanitë si Huaëei kanë filluar ta aplikojnë në vende të tjera atë që kanë bërë në Kinë, duke konkurruar me iPhone në cilësi dhe vlerë dhe duke tërhequr klientët me krahasime të çmimeve që i bëjnë të mendojnë për blerjen e produktit të Apple.

Dallimi i kostos është i dukshëm: Në Kinë, një iPhone XR fillon nga çmimi prej 950 dollarësh, ndërsa aparatet më të mira të Huaëei fillojnë nga 600 dollarë dhe modelet e krahasueshme të Xiaomi kushtojnë edhe më pak. IPhone XS kushton rreth 1.250 dollarë.

Kompanitë si Huaëei dhe Oppo kanë bërë përmirësime në karakteristikat dhe cilësinë e përgjithshme gjë që është duke joshur shumë njerëz të pasur kinezë, tha Mo Jia, një analist në Shangai për firmën Canalys mbi kërkimin e teknologjisë. Fushatat agresive të marketingut dhe shitjeve të markave kineze në Evropë tregojnë se kompanitë besojnë se konsumatorët që kanë përdorur tradicionalisht iPhone do të bëjnë të njëjtën gjë.

“Ndoshta kjo nuk do të ndodhë këtë vit apo vitin e ardhshëm,” tha z. Jia. “Por Huaëei po shkon në atë drejtim.”

Në ndjekjen e tregut evropian, Huaëei (e shqiptuar “HËA-ëay”), e cila ka qendrën e saj në Shenzhen dhe tani është shitësi numër 2 i smartfonëve në botë, ka shkuar shumë larg statusit të një dyqani telefonik. Huaëei ka sponsorizuar koncerte verore në Greqi, u bashkua me federatën e basketbollit të Lituanisë dhe mbështeti një “Festival të Kinës” në Këln, Gjermani. Vivo sponsorizoi Kupën e Botës së vitit të kaluar në Rusi.

Xiaomi (i shqiptuar “SHAO-mee”), i bazuar në Pekin dhe u themelua në vitin 2010, me sa duket doli nga askundi për tu bërë marka nr 4 në Evropë në fillim të vitit të kaluar, sipas Canalys. Prodhuesi i veglave është bërë edhe shitësi më i mirë i telefonave në Indi, duke hapur qindra dyqane në zonat rurale.

Clément Blaise, një bankier 25-vjeçar në Francën veriore, ka një iPhone për punë dhe një Xiaomi si një telefon personal. Ai tha se kishte nevojë për të karikuar pajisjen Apple “gjatë gjithë kohës”, por mund të shkonte dy ditë pa e bërë këtë me Xiaomin e tij.

“Kemi këtë ide false dhe të paracaktuar se markat kineze nuk janë aq të mira, saqë prodhimet e tyre janë me cilësi të dobët”, tha z. Blaise. “Por hendeku i çmimeve lehtëson frikën. Për 150 euro – rreth 170 $ –çfarë rrezikon gjithsesi? ”

Prodhuesit e telefonave kinezë nuk kanë bërë sulme të ngjashme në Shtetet e Bashkuara. Qeveria amerikane ka punuar për vite me radhë për të penguar shitjen e smartfonëve të Huaëei dhe pajisjeve të rrjetit të telekomit, pasi një hetim i kongresit në vitin 2012 e quajti Huaëei një mjet potencial për përgjimit online nga qeveria kineze. Administrata e Trump ka kërkuar që aleatët perëndimorë të bëjnë të njëjtën gjë.

Brengat e sigurisë nuk i kanë shmangur disa blerës në të gjithë Atlantikun. Giannis Vassilopoulos, një student kolegji në Athinë, tha se ishte bombarduar nga reklamat Huaëei gjatë udhëtimeve të tij të fundit në Europë. Ai tha se kishte blerë një telefon Huaëei sepse marka është bërë më e njohur, madje më shumë evropiane.

“Duke parë Huaëei në mes të Londrës bën që ajo të duket menjëherë më shumë perëndimore,” tha ai.

Apple ende mban një treg superior konsumatorësh në shumë vende. Duke njoftuar rënien e shitjeve në Kinë këtë javë, shefi ekzekutiv i kompanisë, Timothy D. Cook, tha se Apple pritet të vendosë të dhënat e të ardhurave në vende më të pasura si Gjermania, Italia, Hollanda, Koreja e Jugut dhe Spanja dhe në disa tregje në zhvillim si Malajzia, Meksika , Poloni dhe Vietnam.

Në Kinë, megjithatë, pjesa e tregut e Apple ka rënë dhe kompania po arrin në vendin e 5-të në dërgesat e smartfonëve, sipas firmës hulumtuese të tregut Counterpoint. Një zëdhënëse e Apple nuk pranoi të komentojë.

Kina u bë tregu më i madh i smartfonëve në botë gjatë dekadës së fundit, ndërsa të ardhurat në rritje u shoqëruan me një shpërthimi në teknologjinë mobile.

Feng Yin, një inxhinier 32-vjeçar, ka një iPhone tani, por ai po konsideron kalimin në një pajisje Huaëei.

“Në vitet e fundit, teknologjia në telefonat e Apple nuk ka patur asnjë përparim të madh, ndërsa teknologjia në telefonat vendas ka më shumë progress dhe në përmasë të konsiderueshme”, tha ai gjatë shfletimit në një dyqan Huaëei në Shangai të premten. “Dallimi po bëhet më i vogël.”

Produktet e Apple kanë qenë parë prej kohësh në Kinë në qetësi dhe ftohtësi. Por kompanitë kineze kanë përdorur marketing të shkëlqyeshëm dhe mirënjohje për të famshmit me shpresën për t’i dhënë produkteve të tyre më shumë personalitet, duke promovuar përparimet në teknologjinë e kamerave, jetëgjatësinë e baterisë dhe mikroçipet.

Të premten, Xian Longfei, një kuzhinier restoranti, dhe një mik ishin në një dyqan Oppo në Shangai. Kur është fjala për markat e celularëve, Z. Xian, 35 vjeç, ka provuar shumë: Nokia, Motorola, Samsung dhe tre modele të ndryshme iPhone. Ai kaloi në një Oppo disa muaj më parë.

Ai pranon se pajisjet e Apple ende duken më të mira në tërësi. Por ka shumë nga shokët e tij në Shangai dhe njerëzit në vendlindjen e tij janë përdorues të Oppo. Dhe çmimi – rreth $ 400 në shitje – ishte vështirë të mposhtej.

“Përse njerëzit do të paguanin një çmim kaq të lartë për një iPhone,” pyeti Kiranjeet Kaur, një analist për firmën kërkimore të industrisë IDC, “nëse, nga një perspektivë mbi hardëare, nuk ka shumë përmirësime në krahasim me Huaëei?”

Gregory Lauseiro, një ekzekutiv i telekomit në Paris, bleu telefonin e tij të tetë Huaëei verën e kaluar. Ai ka kthyer edhe hallën e tij 56-vjeçare, Christine Jankoëski, në tifoze.

“Unë nuk u shqetësova për faktin se ishte një markë kineze”, tha znj. Jankoëski për telefonin e saj Huaëei. Ajo shtoi: “Ne e dimë se ata bëjnë produkte të mahnitshme teknologjike.

“Nëse do të më duhej të blija një tigan kinez, nuk e di” tha ajo. “Por një telefon?”(New York Times, përshtati për TemA Javore Diona Ceco)

SHKARKO APP